Aktualitet

Bulqizë, plagosje me armë zjarri te Ura e Cerenecit, autori në kërkim (Emrat)

15 Mars 2019, 16:26 Nga DOSJA
Bulqizë, plagosje me armë zjarri te Ura e Cerenecit, autori në

BULQIZË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë në vendin e quajtur Ura e Cerenecit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30.

I plagosur është shtetasi i identifikuar si Mirdash Osmani, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se është identifikuar edhe autori i cili ka qëlluar me armë drejt Osmanit. Ai është Blerim Skama. Skama ka qëlluar dhe më pas është larguar.

Dyshohet se i plagosuri dhe autori kanë patur një konflikt verbal i cili ka degraduar në përdorimin e armës nga Skama. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë, Informacion paraprak

Rreth orës 16.30, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, dyshohet se shtetasi B.S, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar dhe shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blerim skama mirdash osmani plagosje ne bulqize blerim skama mirdash osmani plagosje ne bulqize

Sondazh

Poll