Aktualitet

Protesta e opozitës/ 1600 efektivë në gatishmëri, kamera sigurie, drone dhe autobote me ujë

15 Mars 2019, 16:09 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ 1600 efektivë në gatishmëri, kamera

TIRANË– Ditën e nesërme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e radhës kundër kryeministri Edi Rama.

Të shumta janë edhe masat që Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll protestën.  Të paktën 1600 efektivë policie do të jenë nesër në terren të mbështetur nga disa qindra agjentë civile.

Në ndihmë të efektivëve do të vendosen kamera sigurie, drone si dhe automjete me ujë që në raste ekstreme do të përdoren për të shpërndarë turmën. 

Ndërkohë edhe gazetarët që do të raportojnë ‘live’ nga protesta janë pajisur me kundragaze dhe me pajisje të tjera që mund t’u vijnë në ndihmë nëse gjatë protestës ka përplasje njësoj siç ka ndodhur edhe herët e kaluara. 

Pjesa kryesore të kryeministrisë është rrethuar me skela për të penguar protestuesit që të sulmojnë derën dhe strehën.  

Sa i përket qarkullimit rrugor, për sa kohë do të zhvillohet protesta nga rruga ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’, të cilat kanë lidhje me bulevardin, deri tek Presidenca do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve.

Opozita e bashkuar do të zhvillojë një protestë për rrëzimin e qeverisë Rama. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjen edhe mandatet e deputetit. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet masat e sigurise nga policia policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2016 tirane masat e sigurise nga policia policia e shtetit protesta e opozites 16 mars 2016 tirane

Sondazh

Poll