Aktualitet

Rifillimi i punimeve për “Velierën”, shoqëria civile në protestë

15 Mars 2019, 15:04 Nga DOSJA
Rifillimi i punimeve për “Velierën”, shoqëria civile

DURRËS– Arkeologë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës kanë dalë në protestë kundër rifillimit të punimeve për projektin “Veliera” në Durrës. Kjo protestë vjen tre javë pasi Gjykata e Apelit Administrativ vendosi në favor të Bashkisë Durrës duke lejuar rifillimin e punimeve për këtë projekt.

Shoqëria civile kërkon sërish ndërprerjen e punimeve dhe ata e argumentojnë këtë kërkesë me faktin se është shkelur në zonën arkeologjike.

Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se me këtë ndërtim është varrosur historia e plotë e Shqipërisë.(Lexo këtu)

Zbulimi i themeleve të Pallatit të Parë Mbretëror në Shqipëri gjatë fillimit të punimeve të projektit “Veliera” në vitin 2017, bëri që aktivistët të ngriheshin në protestë dhe të kërkonin ndalimin e punimeve. Pavarësisht se Gjykata vendosi për pezullimin e punimeve, ato nuk u ndërprenë dhe protestat vijuan sërish.

Por në shkurt të vitit 2019 Gjykata Administrative e Apelit vendosi t’i hapë rrugë përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes. Së fundmi Gjykata e Apelit Administrativ vendosi në favor të Bashkisë Durrës duke lejuar rifillimin e punimeve për këtë projekt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fillimi i punimeve projekti veliera protestë shoqeria civile veliera fillimi i punimeve projekti veliera protestë shoqeria civile veliera

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2019, 12:24

Rriten çmimet e naftës me pesë lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...