Aktualitet

Statusi/ Fiqiri Xibri iu kërkon lekë minatorëve, ku shkojnë këto para?

15 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
Statusi/ Fiqiri Xibri iu kërkon lekë minatorëve, ku shkojnë

TIRANË- Statusi i minatorit është një nga problematikat që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Qindra minatorë sorrollaten sa tek zyrat e shtetit e sa tek sindikatat për të gjetur zgjidhje, ndërkohë që nuk mungojnë as denoncimet për abuzime tek këto të fundit.

I fundit lidhet me Shoqatën e Minatorëve të Shqipërisë, ku kryetar është Fiqiri Xibri. Xibri, prej 7 vitesh minator, njofton të gjithë minatorët që të plotësojnë një formular në këtë shoqatë në mënyrë që të përfitojnë Statusin e Minatorit.

Në njoftimin e shpërndarë pranë zyrës së tij Xibri ka lënë si afat të fundit për minatorët datën 15 mars, ku ata duhet të paraqiten fizikisht pranë ambientëve të shoqatës dhe të plotësojnë një formular vetëdëklarimi të viteve që kanë punuar në nëntokë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ata që e kanë plotësuar, Xibri ka përcaktuar një tarifë prej 650 lekësh që duhet të çdo i interesuar për të marrë formularin. Të trembur nga ideja se mund të përjashtohen nga përfitimi i statusit, një pjesë e ish punonjësve të nëntokës kanë pranuar ta paguajnë këtë tarifë pavarësisht se disa prej tyre e dinë që ajo është abuzive dhe nuk dihet kush do të jetë destinacioni i pagesës, pasi shoqata që drejton Fiqiri Xibri nuk asnjë lloj tagri në raport me statusin e minatorit.

Aktualisht statusi i minatorit është në fazë diskutimi dhe dy sindikatat që përfaqësojnë zyrtarisht punonjësit e nëntokës janë shprehur pro këtij statusi.

I gjendur jashtë dy sindikatave që drejtohen nga Gëzim Kalaja dhe Kolë Nikolla, Xibri duket se ka gjetur një rrugë të tretë, duke ftuar minatorët të plotësojnë formular me pagesë, pasi siç është bërë e ditur nga vetë sindikatat, Xibri ka vetëm 7 vite punë si minator dhe është i përjashtuar nga përfitimi i këtij statusi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fiqiri xibri shoqata e minatoreve shqiptare statusi i minatorit fiqiri xibri shoqata e minatoreve shqiptare statusi i minatorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2019, 12:24

Rriten çmimet e naftës me pesë lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...