Bota

Trump kërcënon Nigerinë me veprime ushtarake nëse nuk ndalon vrasjet ndaj të krishterëve

Ai ka thënë se nëse ky shtet, i cili është edhe vendi më i populluar i Afrikës, nuk ndalon vrasjet ndaj të krishterëve do të përballet me sulme.

2 Nëntor 2025, 09:21 Nga E.d
Trump kërcënon Nigerinë me veprime ushtarake nëse nuk ndalon
Donald Trump


SHBA- Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kërcënuar Nigerinë me veprime ushtarake. Ai ka thënë se nëse ky shtet, i cili është edhe vendi më i populluar i Afrikës, nuk ndalon vrasjet ndaj të krishterëve do të përballet me sulme. Ai tha se nëse kjo nuk ndodh, SHBA do të ndërpres ndihmat ndaj tyre.

"Nëse qeveria nigeriane vazhdon të tolerojë vrasjet e të krishterëve, Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë menjëherë të gjitha ndihmat për Nigerinë dhe mund të shkojnë në këtë vend tani të turpëruar dhe të hapin zjarr për të shkatërruar plotësisht terroristët islamikë që po kryejnë këto mizori të tmerrshme. Po i udhëzoj Departamentin e Luftës të përgatitet për veprime të mundshme ushtarake", shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.

Autoritetet nigeriane mohojnë akuzat për persekutim të të krishterëve në vend.

“Ajo që vendi ynë po kërkon nga Amerika është mbështetje ushtarake për të luftuar këta ekstremistë të dhunshëm në disa shtete të vendit tonë, jo përcaktim si një komb me shqetësim të veçantë”, tha sekretari i shtypit i Tinubu-së, Bayo Onanunga.

Mediat e huaja shkruajnë se si të krishterët ashtu edhe myslimanët kanë qenë viktima të sulmeve nga islamistët radikalë në Nigeri. Dhuna në vend është nxitur nga një sërë faktorësh. Disa incidente janë të motivuara fetarisht dhe prekin të dy grupet, ndërsa të tjera rrjedhin nga mosmarrëveshjet midis fermerëve dhe barinjve për burimet e kufizuara. Ndërsa të krishterët kanë qenë midis viktimave, raportet lokale tregojnë se shumica e viktimave janë myslimanë që jetojnë në veriun kryesisht mysliman të Nigerisë./Dosja.al

krishterë nigeri shba

Sondazh

Poll