Bota

SHBA godet një tjetër anije të trafikut të drogës, tre persona humbën jetën

Këtë e njoftoi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, duke shtuar se tre personat në bord u vranë.

2 Nëntor 2025, 09:08 Nga E.d
SHBA godet një tjetër anije të trafikut të drogës, tre
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth

SHBA- Forcat amerikane kanë goditur një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe. Këtë e njoftoi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, duke shtuar se tre personat në bord u vranë.

"Sot me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës kundër një anijeje të operuar nga një organizatë e përcaktuar si terroriste në Karaibe. Tre narko-terroristë ishin në bord të anijes në kohën e sulmit, i cili ndodhi në ujëra ndërkombëtare. Tre terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i shërbimit amerikan nuk u plagos në këtë sulm", tha Hegseth në një postim në platformën X.

Sipas Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth personat e vrarë po transportonin drogë drejt Amerikës. Hegseth tha se këto raste do të vazhdojnë të monitorohen nga shteti, në mënyrë që tentative të tilla mos të përsëriten më.

“Këta narko-terroristë po sjellin drogë në brigjet tona për të helmuar amerikanët në vendin e tyre  dhe ata nuk do të kenë sukses. Departamenti do t'i trajtojë ata saktësisht ashtu siç e trajtuam Al-Kaedwn. Ne do të vazhdojmë t'i monitorojmë, të hartëzojmë lëvizjet e tyre, t'i ndjekim dhe t'i vrasim ”, theksoi Hegseth.

Mediat e huaja shkruajnë se që nga fillimi i shtatorit, ushtria amerikane ka nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor. Këto sulme janë kundër anijeve, të cilat dyshohet se u përkasin trafikantëve të drogës. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 16 sulme që kanë vrarë 65 persona./Dosja.al

shba droga viktima

Sondazh

Poll