Bota

Rrëshqitje masive dheu në Kenia! Humbin jetën tragjikisht 21 persona e zhduken dhjetëra të tjerë (VIDEO)

Përveç 21 të vdekurve dhe 30 personave të raportuar të zhdukur, Murkomen tha se 25 persona u plagosën rëndë dhe u transportuan me helikopter në qytetin perëndimor kenian të Eldoret. 

1 Nëntor 2025, 20:05 Nga M.L
Rrëshqitje masive dheu në Kenia! Humbin jetën tragjikisht 21
Foto ilustruese

AFRIKA- Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Kenian perëndimore pas një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm të premten (31/10), tha sot ministri i brendshëm.

"Ne kemi pezulluar operacionet e kërkim-shpëtimit për sot", por ato do të rifillojnë nesër, të dielën, shkroi Kipchuba Murkomen në platformën X.

Ministri u kërkoi "qytetarëve që jetojnë pranë lumenjve që kanë rrjedhje sezonale dhe në zonat e prekura nga rrëshqitjet e tokës mbrëmë që të shkojnë në vende më të sigurta".

Përveç 21 të vdekurve dhe 30 personave të raportuar të zhdukur, Murkomen tha se 25 persona u plagosën rëndë dhe u transportuan me helikopter në qytetin perëndimor kenian të Eldoret. Kryqi i Kuq i Kenias publikoi foto ajrore të zonës që tregojnë rrëshqitje të mëdha toke. Ai tha se po koordinonte përpjekjet e shpëtimit me qeverinë, duke përfshirë transportimin me helikopter të të plagosurve.

Qasja në disa nga zonat e prekura mbetet jashtëzakonisht e vështirë për shkak të përmbytjeve dhe rrugëve të bllokuara”, shkroi ai në një deklaratë për X.

Vitin e kaluar, sezoni i shirave, i cili u përkeqësua nga fenomeni El Niño, pati pasoja vdekjeprurëse në Kenia, por edhe në vendet fqinje, Tanzani, Etiopi dhe Ugandë.

rreshqitje dheu ne kenia

Sondazh

Poll