1 Nëntor 2025, 16:50
Nga M.L
Pamje nga vendngjarja
SHBA- Një aeroplan i vogël u rrëzua të premten në mëngjes (31 tetor) në Qarkun Saratoga, Nju Jork, duke vrarë pilotin dhe duke plagosur një pasagjer. Më konkretisht, rrëzimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit në Wyndham Way në qytetin Milton, pak pasi avioni u ngrit nga Aeroporti i Qarkut Saratoga aty pranë.
Hetuesit thonë se avioni me katër vende Mooney M20E i vitit 1964 goditi një pemë përpara se të ndalej pak jashtë një shtëpie. Një nga krahët e aeroplanit u ngatërrua në pemë përpara se rrënojat të merrnin flakë. Pronari i shtëpisë, John Clapper, tha se dëgjoi një zhurmë të lartë ndërsa punonte në kuzhinën e tij dhe nuk kishte idenë se çfarë kishte ndodhur jashtë shtëpisë së tij.
“Shkova te dera e përparme dhe pashë një burrë që vraponte nëpër lëndinën time. Ai tha: ‘Aeroplani sapo u rrëzua.’ Dy persona të tjerë erdhën dhe e nxorën burrin tjetër nga aeroplani. Ata i shpëtuan jetën ”, tha Clapper për CBS6.
Sherifi i Qarkut Saratoga, Michael Zurlo, tha se pasagjeri u nxor nga aeroplani dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Albany me lëndime të rënda. Piloti, megjithatë, nuk ia doli. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Erëra të forta me shpejtësi 64 km/orë frynin në zonë. Banorët ishin brenda shtëpisë në kohën e rrëzimit, por nuk u lënduan.
nju jork rrezohet aeroplani ne shba
Bota
1 Nëntor 2025, 16:08
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Atmosfera në Vorizia të Kretës mbetet e tensionuar, ku një grindje midis dy familjeve është ...
Bota
1 Nëntor 2025, 16:02
M.L
Pamjet
AFRIKA- Imazhet e reja satelitore tregojnë se vrasjet masive ka të ngjarë të vazhdojnë në qytetin El F...
Bota
1 Nëntor 2025, 15:07
M.L
TURQI- Faruk Fatih Özer, biznesmeni turk i njohur si themelues dhe drejtues i platformës së kriptomonedhave Thodex, është gjetur pa s...
Bota
1 Nëntor 2025, 14:44
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Mbetjet më të fundit mortore të dorëzuara nga Hamasi në Izrael nuk i përkasin asnjërit prej peng...
Bota
1 Nëntor 2025, 13:58
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, është ndër të fundit që u përfshi...
Bota
1 Nëntor 2025, 13:14
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Qytetarëve turq do t'u duhen që nga data 30 tetor përsëri viza që të hyjnë n&e...
Bota
1 Nëntor 2025, 12:51
E. D
George Sorosin
SHBA- Fushata e Zohran Mamdani po përballet me akuza shpërthyese se ka përfituar dhjetëra miliona dollarë të k...
Bota
1 Nëntor 2025, 12:19
E. D
foto ilustruese
LETONI- Parlamenti letonez votoi pro tërheqjes nga Konventa e Stambollit për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna. Pas disa orësh de...
Bota
1 Nëntor 2025, 10:48
E. D
pamje nga vendngjarja
SERBI- Një tubim përkujtimor po mbahet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë në...
Bota
1 Nëntor 2025, 10:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Kievi dhe autoritetet ndërkombëtare i kanë dënuar sulmet e Rusisë ndaj sektorit civil të energ...