Bota

Imazhe satelitore të rënda, vrasjet masive në Sudan vazhdojnë ende

Në luftë me ushtrinë e rregullt sudaneze që nga prilli i vitit 2023, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pushtuan El Fasher të dielën, duke e dëbuar ushtrinë nga fortesa e saj e fundit në rajonin perëndimor të Darfurit pas një rrethimi 18-mujor.

1 Nëntor 2025, 16:02 Nga M.L
Imazhe satelitore të rënda, vrasjet masive në Sudan
Pamjet

AFRIKA- Imazhet e reja satelitore tregojnë se vrasjet masive ka të ngjarë të vazhdojnë në qytetin El Fasher dhe në rajonin më të gjerë të Darfurit të Sudanit, vetëm disa ditë pasi u pushtua nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), sipas studiuesve të Universitetit Yale.

Në luftë me ushtrinë e rregullt sudaneze që nga prilli i vitit 2023, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) pushtuan El Fasher të dielën, duke e dëbuar ushtrinë nga fortesa e saj e fundit në rajonin perëndimor të Darfurit pas një rrethimi 18-mujor.

Pas rënies së qytetit, filluan të dilnin raportime për ekzekutime në masë, dhunë seksuale, sulme ndaj punonjësve të ndihmës, plaçkitje dhe rrëmbime, ndërsa komunikimi me zonën mbetet kryesisht i ndërprerë.

Sipas një raporti nga Laboratori i Kërkimeve Humanitare i Universitetit Yale, i publikuar dje, imazhet e reja satelitore "japin arsye për të besuar se një pjesë e madhe e popullsisë është e vdekur, e kapur rob ose e fshehur".

Laboratori identifikoi të paktën 31 grupe objektesh që i ngjajnë trupave njerëzorë, të shpërndara në lagje, kampuse universitare dhe instalime ushtarake, midis të hënës dhe të premtes.

"Indikacionet se vrasjet masive po vazhdojnë janë qartë të dukshme", thuhet në raportin e Yale, duke vënë në dukje se situata humanitare në El Fasher mbetet jashtëzakonisht kritike, ndërsa organizatat ndërkombëtare nuk janë në gjendje të fitojnë akses të menjëhershëm në zonë.

lufta ne sudan

Sondazh

Poll