Aktualitet

Vrau babain me thikë në Durrës/ Lihet në burg 25-vjeçari: Nuk jam i rrezikshëm! Avokatja kërkon t'i bëhet një vlerësim mjeko-ligjor për...

Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat. I riu gjithashtu ka deklaruar se në një moment,se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  

1 Nëntor 2025, 10:53 Nga E. D
Vrau babain me thikë në Durrës/ Lihet në burg
Marjan Kodheli

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka cakutuar masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij Pjetër Kodheli, duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër. Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat. I riu gjithashtu ka deklaruar se në një moment,se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  

"Unë i kam bërë ditët e mia. Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë", mësohet t'i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit. 

Më pas, Marjani ka kapur thikën dhe e ka qëlluar të atin. Sipas Prokurorisë, 25-vjeçari ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Gjithashtu, Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi. Po ashtu avokatja ka kërkuar që t'i bëhet një vlerësim mjeko-ligjor për shëndetin mendor. 

"Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik", thotë avokatja.

Si ndodhi krimi? 

Krimi i rëndë në familje ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit, mesditën e 28 tetorit. 25-vjeçari, Marjan Kodheli fillimisht ka qëlluar të atin, Pjetër Kodhelin me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Marjan Kodheli, cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor./Dosja.al

marjan kodheli

Sondazh

Poll