Bota

Sot një vit nga tragjedia në Novi Sadit/ Qytetarët dhe studentët mblidhen pranë stacionit Hekurudhor, pritet tubim i madh!  Vuçiç bën thirrje për dialog

Edhe mbrëmjen e kaluar rreth 5,000 studentë dhe qytetarë ecën nga pjesë të ndryshme të Serbisë drejt Novi Sadit, për të marrë pjesë sot në takimin përkujtimor. Para se të hynin në Novi Sad, studentët u përplasën me një grup banditësh me të zeza, të cilët, sipas të pranishmëve, donin t'i sulmonin. Megjithatë, qytetarët i dëbuan.

1 Nëntor 2025, 10:48 Nga E. D
Sot një vit nga tragjedia në Novi Sadit/ Qytetarët dhe
pamje nga vendngjarja

SERBI- Një tubim përkujtimor po mbahet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë në Novi Sad, në të cilën 16 persona humbën jetën dhe një person u plagos rëndë. Tubime përkujtimore organizohen në disa qytete, ndërsa kryesori dhe më i madhi është në vendin e tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Edhe mbrëmjen e kaluar rreth 5,000 studentë dhe qytetarë ecën nga pjesë të ndryshme të Serbisë drejt Novi Sadit, për të marrë pjesë sot në takimin përkujtimor. Para se të hynin në Novi Sad, studentët u përplasën me një grup banditësh me të zeza, të cilët, sipas të pranishmëve, donin t'i sulmonin. Megjithatë, qytetarët i dëbuan.

Qytetarët dhe studentët pasi të mblidhen në pranë Stacionit Hekurudhor, do të mbajnë një heshtje gjashtëmbëdhjetë minutëshe. Përpara Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, qytetarët po ndezin qirinj, vendosin lule dhe nderojnë kujtimin e atyre që humbën jetën në shembjen e kupolës vitin e kaluar. Homazhet po zhvillohen në mënyrë të qetë. Disa grupe studentësh nga i gjithë Serbia kanë ardhur në këmbë ose me biçikleta për të marrë pjesë në këtë tubim të madh përkujtimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim drejtuar publikut në prag të përvjetorit të shembjes së kupolës, tha se dëshiron që dita të kalojë në paqe dhe me respekt për viktimat. Një ditë përpara zhvillimit të tubimi mbarëkombëtar në Novi Sa, Presidenti serb, foli pë unitet dhe dialog në një mesazh të shpërndarë me këtë rast. 

"Le të jetë e nesërmja një ditë që na bashkon, jo një ditë që na ndan. Një ditë kur do të bashkohemi në dhimbjen e familjeve dhe do të tregojmë respektin dhe dashurinë tonë për ta. Jo një ditë që secili prej nesh do ta përdorë për përfitime politike personale. Dhe pas të nesërmes, le të përpiqemi sërish për dialog në shoqëri. Ata që duan të protestojnë, le të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Por me më shumë respekt për bashkatdhetarët e tyre që mendojnë ndryshe", deklaroi Vuçiç./Dosja.al

serbi tragjedia ne novi sadi

Sondazh

Poll