1 Nëntor 2025, 10:14
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka njoftuar se Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka publikuar për konsultim publik projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.
Si pjesë e propozimeve për ndryshim në ligjin aktual është përmirësimi i modelit të Shërbimit Civil në Shqipëri, duke rritur efikasitetin e procesit të pranimit dhe procedurave menaxheriale për shërbimin civil, me qëllim krijimin e kushteve për tërheqjen e sa më shumë profesionistëve të kualifikuar nga jashtë Shërbimit Civil. Propozohet për më shumë transparencë, fleksibilitet dhe siguri të shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë.
Sipas ndryshimeve të propozuara do të rritet kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda administratës publike brenda një viti. Do të ketë një strukturë të riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin e punonjësve.
Sipas njoftimit të Këshillit të Ministrave ndryshimet ligjore synojnë krijimin e një administratë profesionale dhe e mbështetur në merita qëndron në bazën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe forcimi i saj synohet të arrihet edhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve ligjore të propozuara.
Projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e Programit “BE për Mirëqeverisjen” dhe ekspertët e OECD/SIGMA, në bashkëpunim me ministritë, institucionet e pavarura dhe prej datës 31 tetor 2025 do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik me të gjitha grupet e interesit. Ndërhyrjet kryesore në legjislacion adresojnë dhe zgjidhin një sërë aspektesh të forcimit të funksionimit të shërbimit civil në praktikë si më poshtë:
Standard unik rekrutimi për të gjithë administratën publike:
Rekrutimi me bazë merite shtrihet në të gjitha institucionet publike që janë ose jo pjesë e shërbimit civil.
Procesi administrohet nga një Komision Kombëtar i Atestimit me përfaqësim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.
Model i ri i përmirësuar për pranimin në nivelin hyrës zhvillohet me dy faza:
Testim kombëtar i uniformizuar, i zhvilluar nga DAP për të gjithë kandidatët e interesuar;
Konkurs specifik për pozicionin, i zhvilluar nga institucioni që ka vendin vakant, nën mbikëqyrjen e DAP.
Ristrukturim i modelit të rekrutimit për nëpunësit e nivelit të lartë drejtues
Transparencë, fleksibilitet dhe siguri e shtuar në rekrutim dhe trajtimin e nëpunësve të nivelit të lartë;
Shpallje e pozicioneve individualisht për çdo vakancë;
Sekretarët e Përgjithshëm dhe titullarët e institucioneve do të kenë mandate 5-vjeçare të rinovueshme;
Kufizohen ndërhyrjet diskrecionare në përzgjedhje.
Sistem më i hapur dhe më fleksibël karriere për më shumë ekspertizë të re dhe më të madh profesional
Qarkullim më i madh midis profesionistëve mes sektorit publik dhe atij privat;
Rritje e kufirit për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë, nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda
administratës publike brenda një viti;
Mundësi e shtuar për rikthimin në shërbimin civil pas eksperiencave jashtë tij.
Strukturë e riformatuar pagash që inkurajon performancën dhe rrit motivimin:
Hiqet avancimi automatik në shkallët e pagës;
Parashikohet bonus vjetor për performancë të lartë, për një përqindje të kufizuar punonjësish;
Sistem i ri vlerësimi performance me 5 nivele nga 4 nivele që parashikohet aktualisht./MONITOR
adea pirdeni
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:58
E. D
Gëzim Taullaj
FIER- Një mjek imazherist në spitalin e Fierit është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi&nbs...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:41
foto ilustruese
KUKËS- Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:30
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në ...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:12
E. D
Fatos Nano, FSHF
TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të programuara p...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:07
E. D
pamje nga vendngjarja
TROPOJË- i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një qytetar nga Kosova, i cili...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 09:05
E. D
pamje nga arrestimi
TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi në bashkëpu...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 08:52
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Policia ka zhvilluar një operacion mbarëkombëtar, me qëllim lirimin e hapësirave publike....
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 08:30
E. D
pamje nga vendngjarja
MITROVICË- Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mit...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 07:24
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Duke qenë një banor i njësisë administrative Malzi në Kukës, fshati Dukagjin, dhe si një qyt...
Aktualitet
1 Nëntor 2025, 07:22
E. D
foto ilustruese
VELIPOJË- Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillav...