Aktualitet

PAMJET+EMRAT/ Goditi me grushte efektivin e burgjeve, vihet në pranga 32-vjeçari, arrestohen edhe 4 të tjerë

Në pranga kanë rënë Elvis Roshi, Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muça.

1 Nëntor 2025, 09:05 Nga E. D
PAMJET+EMRAT/ Goditi me grushte efektivin e burgjeve, vihet në pranga
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë akuzohet se më 11 mars 2025 ka goditur me grushte një efektiv të burgut të Fierit. Në pranga kanë rënë Elvis Roshi, Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muça.

Blutë bëjnë me dije se gjatë operacionit, u arrstuan edhe katër të rinj që dyshohet se e ndihmuan që t’i fshihej Policisë. Lidhur me dhunimin e efektivit të burgjeve është arrestuar më parë edhe 38-vjeçari Eldi Nuren, ndërsa në kërkim janë edhe dy shtetasit me iniciale M. P., dhe A. M. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 71”. Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, si dhe arrestohen 4 shtetas të cilët e ndihmuan shtetasin në kërkim që t’i fshihej Policisë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.

Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

ermir peqini dorian cera arbit nure fabjan muça elvis roshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2025, 22:35 Dojna Mema

Kuotat e Tetorit Rozë!

Dojna Mema TIRANË- Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të ...