31 Tetor 2025, 22:21
Nga E. D
foto nga emisioni
DURRËS- Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten një nga problemet më të ndërlikuara. Herë pas here "Piranjat" kanë trajtuar raste të tilla, ku viktimat kanë qenë gjithmonë blerësit, të cilët dorëzojnë paratë, por nuk marrin në këmbim atë që u takon. Në të njëjtën situatë është gjendur edhe një zotëri nga Elbasani, Bashkim Bedinja.
Ky i fundit në vitin 2017, bleu një tokë me vlerë rreth 11 milionë lekë tek Arben Tota. Ky i fundit, i premtoi se dokumentat e pronësisë do i bënte gati brenda dy muajsh, por nuk e mbajti fjalën. Për këtë arsye, palët u detyruan të nënshkruajnë një akt noterial, në të cilin u përcaktua se Arbeni do i bënte kalimin e pronësisë brenda muajt gusht 2018, ose në të kundërt do i kthente Bashkimit shumën prej 11 milionë lekësh. Mirëpo, në fund i moshuari nga Elbasani nuk mori asgjë, as token, as, lekët.
Për këtë arsye, ai u detyrua t'i drejtohej gjykatës, në të cilën fitoi. Gjykata e Durrësit urdhëroi Arbenin që t'i kthente paratë Bashkimit. Por këtë vendim, Arbeni e ankimoi dhe që prej atij momenti dy zotërinjtë kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin.
Ndaj "Piranjat" udhëtuan drejt Durrësit për të gjetur zotin Tota dhe për ta bindur që t'i kthente shumën Bashkimit. Në përballjen me "Piranjat", pas shumë debatesh, Arbeni pranoi se vendimin e gjykatës e kishte ankimuar për të fituar më shumë kohë për të mbledhur paratë. Ai dha fjalën se Bashkimit do ia kthej 11 milionë lekët brenda muajit dhjetor të këtij viti./Piranjat.al
durres piranjat
Aktualitet
31 Tetor 2025, 21:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 21:36
E. D
foto ilustruese
KAMËZ- Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të n...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 21:21
Leonard Bombaj
Leonard Bombaj
Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite. Një metaforë nga...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 21:14
E. D
foto ilustruese
BRAZIL- Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi n...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 20:40
E. D
TIRANË- Deartamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet ...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 19:34
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy të rinj të moshës 21 dhe 25 vjeç, të dy me or...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 19:22
E. D
Flamur Vezaj, Fatmir Spahiu
TIRANË- Në një nga intervistat më të ndjera të “MA Shqip”, aktori, regjisori dhe inte...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 17:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi është takuar me Papa Leoni XIV. Ky takim është zhvil...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 15:49
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Familjarët dhe miqtë e 17-vjeçarit, i cili humbi jetën në akisidentin tragjik të Vlorës kan...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 15:01
E.d
KORÇË- Çmimi i druve të zjarrit është rritur përsëri në qarkun e Korçës. Çmimi i tyre ka a...