Aktualitet

Edhe futbolli në zi/ FSHF vendos një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në nder të Fatos Nanos

Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit.

31 Tetor 2025, 20:40 Nga E. D

Edhe futbolli në zi/ FSHF vendos një minutë heshtje në

TIRANË- Deartamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i cili u nda sot nga jeta.

Ky homazh vjen si shenjë respekti për figurën e tij dhe kontributin në jetën publike të vendit. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano në këtë moment të vështirë./Dosja.al

fshf fatos nano

Sondazh

Poll