Aktualitet

Po shisnin lëndë narkotike dhe iu gjetën 1.17 kilogramë kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjetën pesë pako kokainë, me një total prej afërsisht 4.5 gramë.

31 Tetor 2025, 19:34 Nga E.d
Po shisnin lëndë narkotike dhe iu gjetën 1.17 kilogramë
Foto ilustruse

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy të rinj të moshës 21 dhe 25 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u arrestuan në flagrancë nga policia pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjetën pesë pako kokainë, me një total prej afërsisht 4.5 gramë. Më pas policia italiane arrestoi edhe bashkëpuntorin e tij, 25-vjeçarin shqiptar.

25-vjeçari kishte pasur më parë precedent penalë. Ai kishte fshehur 908 pako me drogë dhe një kanaçe të mbushur me narkotikë të tjerë, me një peshë totale prej 1.17 kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit fizik të banesës së tyre policia gjeti 555 euro, katër peshore  dhe disa telefona celularë. Të gjitha objektet e gjetura u sekuestruan nga policia italiane. Dy shqiptarët janë arrestuar nga policia, ndërsa pritet të dalin para drejtësisë italiane, për tu njohur me masën që do të vendoset ndaj tyre./Dosja.al

kokainë itali 1.17 kilogramë

Sondazh

Poll