Aktualitet

Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan Pelushi takohet me Papa Leo XIV, ja çfarë diskutuan

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën.

31 Tetor 2025, 17:22 Nga E.d
Kryepeshkopi i Shqipërisë Joan Pelushi takohet me Papa Leo XIV, ja
Foto ilustruse

TIRANË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi është takuar me Papa Leoni XIV. Ky takim është zhvilluar me një audiencë private, ku është diskutuar mbi çështje të ndryshme me interes të përbashkët.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal gjithashtu edhe tek përkujdesja e veçantë ndaj të rinjve. Kryepeshkopi dhe Papa Leoni XIV thanë se ata nuk janë vetëm e ardhmja e shoqërive, por dhe e tashmja e saj.

Njoftimi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë

Takim historik i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV. Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV. Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën.

Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata./Dosja.al

papa leo xiv fortlumturia osare la pace

Sondazh

Poll