Bota

Kasapi i shekullit/ Vrau mbi 2 mijë njerëz dhe bënte video në rrjetet sociale duke i ekzekutar, arrestohet krimineli në Sudan

I arrestuari është Al-Fateh Abdullah Idris, i cili përmes një video të postuar në rrjetet sociale deklaroi se kishte vrarë më shumë se dy mijë njerëz.

31 Tetor 2025, 15:23 Nga E.d
Kasapi i shekullit/ Vrau mbi 2 mijë njerëz dhe bënte video
Foto ilustruse

SUDAN- Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë arrestuar një person, i cili ka vrarë mbi dy mijë njerëz. I arrestuari është Al-Fateh Abdullah Idris, i cili përmes një video të postuar në rrjetet sociale deklaroi se kishte vrarë më shumë se dy mijë njerëz. Abu Lulu, emri i vërtetë i të cilit është Gjeneral Brigade Al-Fateh Abdullah Idris, është parë duke u mburrur në video në mediat sociale se ka vrarë i vetëm më shumë se 2,000 njerëz.

Në një video tjetër të postuar po në median sociale, ai u shfaq duke ekzekutuar nëntë persona nga afër. Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, duke postuar video të ekzekutimeve të njerëzve të paarmatosur ndërsa shfaqte emblemën e ushtrisë. Mediat e huaja shkruajnë se në gusht, Abu Lulu i kërkoi një personi të zbulonte vendodhjen e udhëheqësit të një divizioni këmbësorie armik.

"Betohem në Zot se nuk flas shumë dhe nuk kursej askënd. Që kur Zoti krijoi Forcat e Reagimit të Shpejtë , nuk kam kursyer kurrë askënd  as një të burgosur, askënd." i kishte thënë ai.

Kur personi këmbënguli se nuk kishte informacion, Abu Lulu e pyeti për etninë e tij, përpara se të nxirrte armën dhe ta qëllonte. Në një video të publikuar, RSF publikoi pamjet e arrestimit të Abu Lulu, i cili u dërgua në një burg në Darfurin e Veriut për krime që ndodhën gjatë çlirimit të El-Fasher./Dosja.al

suadan krime ekzekutime

Sondazh

Poll