Aktualitet

Aeroporti i Vlorës! Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Sakaq javët e fundit nuk kanë qenë aq të qeta për bizmnesmenin pasi ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.

31 Tetor 2025, 10:26 Nga M.L
Aeroporti i Vlorës! Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në
Behgjet Pacolli, foto ilustruese

TIRANA- Biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli është paraqitur para pak çastesh në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se Pacolli do të pyetet për një çështje në hetim, lidhur me aeroportin e Vlorës.

Sakaq javët e fundit nuk kanë qenë aq të qeta për bizmnesmenin pasi ka patur përplasje me ortakët e tij, pjesë të koncesionarit që po ndërton aeroportin.

Në thelb të bllokimit të aeroportit të Vlorës, qëndron një konflikt mes dy aksionerëve të tij për pjesën e kuotave. Aktualisht Behgjet Pacolli zotëron 98 për qind të kuotave në në aeroportin e Vlorës, përmes shoqërisë Mabco. Ndërsa Valon Ademi me kompaninë 2A Group zotëron 2 për qind. Por Ademi pretendon se atij i takon të ketë 47 për qind të aksioneve./Dosja.al

behgjet pacolli prokuroria e tiranes aeroporti i vlores

Sondazh

Poll