Aktualitet

Rikthehen vranësirat e reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

31 Tetor 2025, 07:16 Nga M.L
Rikthehen vranësirat e reshjet e shiut, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Sondazh

Poll