Aktualitet

Përplasi në gjendje të dehur një makinë dhe la pas një të lënduar, arrestohet efektivi i policisë në Tiranë

Ai u arrestua pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër.

30 Tetor 2025, 20:41 Nga E.d
Përplasi në gjendje të dehur një makinë dhe la pas
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar një punonjës policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit. Ai u arrestua pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër. Si pasojë e kësaj është dëmtuar një person.

E dëmtuar është dërguar pranë ambienteve të në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policit të arrestuar i është bërë test i alkoolit, ku tregoi se ai po drejtonte mjetin me 0.94 mg/l alkool në frymëmarrje. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

 Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Dosja.al 

policia tiranë

Sondazh

Poll