Bota

Benjamin Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset dhe nëse fuqitë e huaja nuk e bëjnë, do ta bëjmë ne

Këtë ai e tha gjatë një ceremonie diplomimin në një nga shkollat, të cilat ndodhen në Izraelin jugor.

30 Tetor 2025, 16:57 Nga E.d
Benjamin Netanyahu: Hamasi do të çarmatoset dhe nëse
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ka ende shume punë për të bërë në Gaza. Këtë ai e tha gjatë një ceremonie diplomimin në një nga shkollat, të cilat ndodhen në Izraelin jugor.

"Nëse Hamasi vazhdon të shkelë në mënyrë të qartë armëpushimin, do t'i nënshtrohet sulmeve të fuqishme si ato të dy ditëve më parë dhe dje. Ne vendosim dhe veprojmë sa herë që është e nevojshme për të hequr kërcënimet e drejtpërdrejta nga forcat tona", tha ai.

Në këtë mënyrë, kryeministri izraelit iu përgjigj kritikave se kufizimet amerikane kanë çuar në përgjigje të pamjaftueshme, ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj trupave të IDF-së.

"Në fund të ditës, Hamasi do çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet... Nëse fuqitë e huaja e bëjnë këtë, kjo do të jetë mirë. Nëse nuk e bëjnë, ne do ta bëjmë", tha Netanyahu.

Mediat e huaja raportuan se Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerallejtnant Eyal Zamir, paralajmëroi se ushtria është gati të kthehet në luftime në çdo front. Ai tha se ushtria do të përdorë forcë shumë më të madhe sesa në dy vitet e fundit të luftës.

"Ne nuk do të tregojmë durim me asnjë kërcënim që lind. Ne do t'i besojmë një armiku që deklaron qëllimin e tij për të na dëmtuar dhe ne do ta shkatërrojmë atë. Nuk do të ketë tolerancë kur siguria e qytetarëve izraelitë kërcënohet. Ky është një parim që kam ndërmend ta mbështes. Ne operojmë në të gjitha zonat dhe tani, në gatishmëri të lartë për çdo shkallë operacioni që kërkohet. Në disa zona, ne do të veprojmë përsëri me forcë shumë më të madhe se në dy vitet e fundit”, tha Zamir./Dosja.al

hamasi gaza izrael

Sondazh

Poll