Aktualitet

Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/ Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave: Spastrim etnik

Ky projekt po shpronëson dhe shkatërron shumë prona familjare brenda zonës historike të qytetit.

30 Tetor 2025, 16:46 Nga E. D
Protestë para bashkisë kundër ‘TID Durrës’/
pamje nga protesta

DURRËS- Dhjetëra qyteatrë kanë protestuar ditën e sotme përpara bashkisë Durrës. Ky tubim është mbajtur nga banorë që preken nga projekti “TID Durrës”. Ky projekt po shpronëson dhe shkatërron shumë prona familjare brenda zonës historike të qytetit.

Qytetarët kanë deklaruar se tubimi po mbahet si reagimi qytetar ndaj një projekti që po zbatohet pa transparencë, pa konsultim publik dhe në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Gjithashtu banorët e kanë cilësuar vendimin për prishjen e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit, përgjatë bulevardit "Epidamn", si spastrim etnik./Dosja.al

tid durrës proteste

Sondazh

Poll