Aktualitet

VIDEO/ Bëri manovra të rrezikshme dhe nuk iu bind policisë, procedohet penalisht 22-vjeçari në Vlorë

22-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka kryer manovra të rrezishme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

30 Tetor 2025, 16:12 Nga E.d
VIDEO/ Bëri manovra të rrezikshme dhe nuk iu bind policisë,
Foto ilustruse

VLORË- Policia ka proceduar penalisht një 22-vjeçar në Vlorë. 22-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka kryer manovra të rrezishme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kjo ka vështirësuar gjithashtu edhe qarkullimin e makinave të tjera.

Mbi 22-vjeçarin banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Kjo pasi, i riu ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”,  të cilin po drejtonte, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.

Njoftimi i policisë 

Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.

Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit. Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve./Dosja.al

vlorë 22-vjeçari policia

Sondazh

Poll