Aktualitet

EMRI/ U konfliktua me xhaxhain për pronat dhe më pas i dogji dy makinat, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Pas një konflikti për pronat,  30-vjeçari i dogjji xhaxhait të tij dy makinat.

30 Tetor 2025, 15:51 Nga E.d

 

EMRI/ U konfliktua me xhaxhain për pronat dhe më pas i dogji dy
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 30-vjeçar në Tiranë. I arrestuari është Marius Xhepa 30 vjeç, banues në Tiranë. Pas një konflikti për pronat,  30-vjeçari i dogjji xhaxhait të tij dy makinat. Xhepa akuzohet gjithashtu edhe si autor i disa vjedhjeve.

Ai ka vjedhur shuma parash në tre banesa të ndryshme dhe brenda një automjeti. Marius Xhepa rezulton të jetë djali i Liri Xhepës, e cila u vra nga kunati në vitin 2019 për konflikte pronësie në familje. Mendohet se shkak i djegies së makinave, të jetë konflikti i gjatë mes Xhepës dhe xhaxhait të tij. i arrestuari është shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar me precedent penal për vjedhje, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve dhe i katër rasteve të vjedhjes. Arrestimi u bë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “The Pursuit”, zhvilluar nga specialistët e Komisariatit Nr. 6. Autor i dyshuar i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas: ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat; ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

 

30-vjeçari tiranë   pronat

Sondazh

Poll