Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

Gjykata e Korçës i ka caktuar 37-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

30 Tetor 2025, 15:04 Nga E.d
I shpallur në kërkim për trafik narkotikësh, arrestohet
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 37-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Korçës i ka caktuar 37-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me një 46-vjeçar, për të trafikuar lëndë narkotike në zonat të ndryshme. Bashkëpunëtori 46-vjeçar është arrestuar disa ditë më parë nga policia, pasi u kap duke transportuar 16 kilogramë lëndë narkotike drejt Greqisë./Dosja.al

korçë 37-vjeçari trafik narkotikësh

Sondazh

Poll