Aktualitet

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj, Gjykata Vlorë lë në burg Haiti Bajramajn

Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. 

30 Tetor 2025, 14:16 Nga E.d
Përplasi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj, Gjykata
Foto ilustruse

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Bajramaj, i cili përplasi për vdekje 17-vjeçarin Leandro Shametaj. Mbi 32-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”. 

17-vjeçari Leandro Shametaj, u përplas nga 32-vjeçari gjatë kohës kur po kthehej me motor nga puna. I ndjeri punonte si kamarier në një lokal, në qytetin bregdetar të Vlorës. Autori Haiti Bajramaj, po drejtonte automjetin e tij tip Porsche me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Gjatë seancës gjyqësore, ai ka kërkur falje për aksidentin./Dosja.al

haiti bajramaj vlorë leandro shametaj

Sondazh

Poll