"Banakier i lokalit 'Monopol!" U arrestua dje në mes të 'Myslym Shyrit' me furgonin plot me armë! Zbardhen DETAJE nga aktiviteti dhe e shkuara e Eugert Sino-s
Hetimet paraprake tregojnë se furgoni kishte qëndruar i parkuar për më shumë se një muaj në të njëjtin vend, gjë që kishte ngjallur dyshime tek uniformat blu dhe çuar në kontrollin e automjetit, ku u zbulua sasia e madhe e armëve.
TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arsenalin e armëve të gjetura një ditë më parë në një furgon të kamufluar si “Mirëmbajtja Rrugore”, në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, ku policia arrestoi 34-vjeçarin Eugert Sino. Hetimet paraprake tregojnë se furgoni kishte qëndruar i parkuar për më shumë se një muaj në të njëjtin vend, gjë që kishte ngjallur dyshime tek uniformat blu dhe çuar në kontrollin e automjetit, ku u zbulua sasia e madhe e armëve.
Sipas burimeve për mediat, Eugert Sino dyshohet të ketë lidhje me Aurel Hoxhën, një person në kërkim nga SPAK për vrasje dhe pastrim parash të përfituara nga trafiku i drogës. Sino mendohet të jetë pjesë e grupit kriminal të Hoxhës, të cilit SPAK i ka sekuetruar rreth 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol”, po në rrugën “Myslym Shyri”.
Nga dokumente rezulton se Sino ishte i punësuar si banakier nga Aurel Hoxha, fakt që ka forcuar dyshimet për lidhje të hershme mes tyre dhe për përfshirjen e 34-vjeçarit në veprimtarinë kriminale të grupit.
Aurel Hoxha, i njohur pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si personi që ka porositur rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Klevis Lleshit. Hoxhës i janë sekuestruar dhe 13 apartamente dhe njësi, të cilat ndodhen të gjitha në zonën e Myslym Shyrit. Po ashti i janë sekuestruar dhe 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogaritë bankare./ Dosja.al
Sondazh
Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet
Kastriot Ismailaj TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për &...
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim, arrestohet në Tropojë Vladimir Rama! Ishte dënuar me 6 vite burg në Itali, pritet ekstradimi
Foto ilustruese TROPOJË- Vladimir Rama, 46 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “...
Dosja “5D”! Prokuroria e Tiranës lëshon masa sigurie për tre biznesmenë, bashkëpunuan me drejtorët e Bashkisë për shitje fiktive (EMRAT)
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar masa sigurie ndaj tre shtetasve, Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula, t&eu...
E rëndë në Tiranë! Akuzohet se përdhunoi një minoren, në pranga 48-vjeçari, e pëson edhe pronari ku ishte punësuar i mituri i abuzuar
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur në kryeqytet, ku një djalë i mitur dyshohet se ësht&eum...
Heqja e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në marrjen e vendimit
Departamenti amerikan i Shtetit SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të...
Operacioni 'Ura'! Ekstradohet nga Italia Erind Lasku, pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës së Elvis Doçit (Visi i Pojës)
Momenti i mbërritjes në Rinas TIRANA- Erind Lasku, i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçm...
“Thirrje për revokimin e pasaportave!” Analiza e DW: A do të hiqet dyshtetësia në Gjermani?
Foto ilustruese GJERMANI- Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësin&eu...
FOTO/ Furgoni i parkuar në 'Myslym Shyri' i kamufluar me logon "Mirëmbajtja rrugore" ruhej prej muajsh nga policia! Iu zbulua dhe sekuestrua arsenal armësh, si ra 'pre' e bluve Eugert Sino
Furgoni TIRANA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar mesditën e djeshme, pasi dyshohet se zotër...
Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojë rishikim të vendimit të ERE
Foto ilustruese Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit Universal, që rriste çmimin e energjisë...
6-mujori 2025, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Foto ilustruese Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsu...
