Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim, arrestohet në Tropojë Vladimir Rama! Ishte dënuar me 6 vite burg në Itali, pritet ekstradimi

I arrestuari, banues në fshatin Fierzë, ishte në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Triestes, në Itali, e cila e ka dënuar me 6 vite burgim për kryerjen e kësaj vepre penale.

30 Tetor 2025, 12:43 Nga M.L
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim,
Foto ilustruese

TROPOJË- Vladimir Rama, 46 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, është arrestuar sot në Tropojë. I arrestuari, banues në fshatin Fierzë, ishte në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Triestes, në Itali, e cila e ka dënuar me 6 vite burgim për kryerjen e kësaj vepre penale.

Pas kapjes, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në zbatim të marrëveshjes ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën penale.

Njoftimi i policisë:

Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

vladimir rama tropoje kerkim nderkombetar

Sondazh

Poll