Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Akuzohet se përdhunoi një minoren, në pranga 48-vjeçari, e pëson edhe pronari ku ishte punësuar i mituri i abuzuar

Blutë bëjnë me dije se i arrestuari me iniciale F. B., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin. Sakaq mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit ku ishte punësuar i mituri, pasi ishte punësuar në mënyrë ilegale.

30 Tetor 2025, 11:17 Nga M.L
E rëndë në Tiranë! Akuzohet se përdhunoi një
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur në kryeqytet, ku një djalë i mitur dyshohet se është përdhunuar nga një 48-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari me iniciale F. B., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin. Sakaq mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit ku ishte punësuar i mituri, pasi ishte punësuar në mënyrë ilegale.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.

abuzim seksual ne tirane

Sondazh

Poll