Aktualitet

Protesta e opozitës/ Bizneset e vogla ulin qepenat, PD e Shkodrës: Nesër të gjithë në Tiranë (Video)

15 Mars 2019, 09:58 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Bizneset e vogla ulin qepenat, PD e Shkodrës:

SHKODËR– Bizneset e vogla në Shkodër do të ulin qepenat dhe ditën e nesërme do t’i bashkohen opozitës në protestën e paralajmëruar të 16 marsit. Dosja.al mëson se tregtarët janë shprehur se qeveria ka rritur taksat dhe se mbajtja e biznesit është e papërballueshme.

Sipas tyre askush nuk blen produktet e tyre 3-4 ditë në javë dhe se taksa mbi qeranë po e mbyt biznesin. Ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike në Shkodër, Izmira Ulqinaku, ajo që i ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 marsit.

Po ashtu në një deklaratë për mediat kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli, ka ftuar të gjithë shkodranët që të marrin pjesë në protestën e 16 Marsit.  Amuli i ka bërë thirrje rinisë, bizneseseve, pensionistëve dhe të gjithë shqiptarëve. “Shqiptarët e kanë vrarë frikën dhe do të jenë masivisht në protestën e 16 Marsit”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë ditën e sotme, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarë të Durrësit dhe mbështetës të PD në këtë qytet.(Lexo këtu) Opozita ka zhvilluar një valë protestash kundër qeverisë dy muajt e fundit. Opozita e bashkuar synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bizneset ne shkoder biznesi i vogel izmira ulqinaku protesta e opozites shkoder taksa ndaj qerase tregtaret bizneset ne shkoder biznesi i vogel izmira ulqinaku protesta e opozites shkoder taksa ndaj qerase tregtaret

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2019, 12:24

Rriten çmimet e naftës me pesë lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...