29 Tetor 2025, 19:42
Nga E.d
pamje nga vendngjarja
XHAMAJKA- Uragamnni "Melissa" ka goditur edhe Xhamajkën. Të paktën 20 persona, përfshirë 10 fëmijë kanë vdekur dhe 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një lumë doli nga shtrati në Haitin jugor. Drejtori i përgjithshëm i mbrojtjes civile të Haitit, Emmanuel Pierre, tha se kërkimet për personat e zhdukur po vazhdojnë në komunitetin bregdetar të Petit Goave.
Mediat e huaja shkruajnë se lumi La Digue doli nga shtrati, duke rrëmbyer shumë shtëpi në qytetin bregdetar. Cikloni "Melissa" është më i fuqishmi që ka prekur tokën në 90 vitet e fundit, sipas një analize nga Agence France-Presse bazuar në të dhënat meteorologjike nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së.
Të martën, ai goditi Xhamajkën dhe më pas Kubën, ku sipas presidentit kubanez shkaktoi dëme të konsiderueshme. Një zyrtar i OKB-së në Xhamajkë tha se dëmi i shkaktuar ishte i madh dhe cikloni "Melissa" është më të forti në historinë e vendit.
"Nga ajo që dimë deri më tani, ka pasur shkatërrime masive dhe të pashembullta të infrastrukturës, pronës, rrugëve, komunikimeve dhe energjisë. Njerëzit janë në strehimore në të gjithë vendin dhe në këtë moment, vlerësimet tona paraprake tregojnë se vendi është shkatërruar në një nivel që nuk e kemi parë kurrë më parë", tha Dennis Zulu, koordinatori i OKB-së për disa vende të Karaibeve, përfshirë Xhamajkën, përmes një videokonference nga Kingston./Dosja.al
xhamajka uragan viktima
Bota
29 Tetor 2025, 18:39
E. D
foto ilustruese
PARIS- Prokurorja e Parisit, Laure Beko, njoftoi se hetimi për grabitjen spektakolare në Muzeun e Luvrit ka bërë p&eum...
Bota
29 Tetor 2025, 16:13
E. D
Millorad Dodik
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe ...
Bota
29 Tetor 2025, 15:38
E. D
foto ilustruese
SERBI- The Guardian i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit në Serbi, duke nisur që nga tragjedia në N...
Bota
29 Tetor 2025, 15:27
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Kuba është goditur nga një uragani i fuqishëm. Autoritetet kubaneze thanë se 735,000 njerëz janë ev...
Bota
29 Tetor 2025, 13:49
M.L
BRITANI E MADHE- Rasti i një roje burgu 23-vjeçare që kreu marrëdhënie seksuale me të burgosurit dhe mbolli dro...
Bota
29 Tetor 2025, 13:38
M.L
Foto ilustruese
TURQI- Tragjedi në Turqi, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy fëmijëve nga rr&eum...
Bota
29 Tetor 2025, 12:31
M.L
Pamje nga vendngjarja
TURQI- Një alarm është ngritur në Turqi pasi një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb sot n&eu...
Bota
29 Tetor 2025, 09:15
M.L
Sarkozy
FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po merr trajtim preferencial, pasi filloi një dënim pesëvjeçar ...
Bota
29 Tetor 2025, 09:12
M.L
Foto ilustruese
GAZA- Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi sot se të paktën 50 persona, përfshirë 22 fë...
Bota
29 Tetor 2025, 09:07
M.L
Foto ilustruese
HOLLANDË- Janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme në Holandë , të tretat n&e...