Bota

Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të evakuuar, mbyllen shkollat dhe bizneset

Autoritetet kubaneze thonë se 735,000 njerëz janë evakuuar deri më tani.

29 Tetor 2025, 15:27 Nga E.d
Kuba goditet nga uragani “Melissa”, qindra mijëra të
Foto ilustruse

KUBA- Kuba është goditur nga një uragani i fuqishëm. Autoritetet kubaneze thanë se 735,000 njerëz janë evakuuar deri më tani. Presidenti Miguel Diaz-Canel paralajmëroi se kjo do të jetë një situatë e vështirë për vendin. Uragani “Melissa” me intensitet të ulët arriti në Kubë të mërkurën dhe shkatërroi disa rrugë në të gjithë Xhamajkën, të cilën autoritetet e kanë shpallur një zonë fatkeqësie.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e përshkroi uraganin Melissa, si një uragan jashtëzakonisht të rrezikshëm. The Guardian raportoi se uragani goditi me erëra maksimale, prej afërsisht 120 miljesh në orë. Banorët kubanë u larguan nga bregdeti ndërsa uragani po afrohej, ndërsa autoritetet lokale shpallën një gjendje gatishmërie në gjashtë provincat lindore të prekura nga ky rast. Banorët thanë se kishin grumbulluar ushqime, qirinj dhe bateri që nga e hëna. Autoritetet në Haiti, në lindje të Kubës urdhëruan mbylljen e shkollave, bizneseve dhe zyrave qeveritare./Dosja.al

kuba uragan era

Sondazh

Poll