Bota

Thellohet bilanci i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite! Shkon në 50 numri i personave të vdekur, mes tyre 22 fëmijë

Përveç kësaj, 200 persona të tjerë u plagosën, shtoi Bassal, duke folur për një "shkelje të qartë dhe flagrante të marrëveshjes së armëpushimit" midis Hamasit dhe Izraelit.

29 Tetor 2025, 09:12 Nga M.L
Thellohet bilanci i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite! Shkon në
Foto ilustruese

GAZA- Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi sot se të paktën 50 persona, përfshirë 22 fëmijë, u vranë gjatë natës së së martës ndaj të mërkurës nga sulmet izraelite në enklavën palestineze.

"Të paktën 50 persona u vranë, përfshirë 22 fëmijë dhe shumë gra, nga sulmet izraelite të nisura që nga mbrëmja e djeshme (e martë) kundër Rripit të Gazës", tha sot për AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

Përveç kësaj, 200 persona të tjerë u plagosën, shtoi Bassal, duke folur për një "shkelje të qartë dhe flagrante të marrëveshjes së armëpushimit" midis Hamasit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai denoncoi situatën "katastrofike dhe të tmerrshme" në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite tha të martën se një ushtar u vra në Gaza dje. Yona Ephraim Feldbaum, 37 vjeç, "ra në veprim në Rripin jugor të Gazës" të martën, tha ushtria, duke kryer sulme ajrore në enklavën palestineze pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori.

Sondazh

Poll