Bota

"O Zot, vrapo shpejt... a je gjallë?", TERROR për gazetarin në Ukrainë! Droni rus i "fluturon" mbi kokë, shpërthen pranë tij gjatë xhirimeve

Incidenti ndodhi më 13 tetor në zonën e Dnipros dhe sipas Naber, objektivi i sulmit ishte një automjet ushtarak i një njësie ukrainase të Brigadës së 42-të, të cilën ekipi i gazetës gjermane po e shoqëronte.

29 Tetor 2025, 08:14 Nga M.L
"O Zot, vrapo shpejt... a je gjallë?", TERROR për gazetarin
Foto ilustruese

UKRAINA- Realiteti i ri i rrezikshëm dhe vdekjeprurës i krijuar nga përdorimi masiv i dronëve në luftën ukrainase u përjetua nga afër nga gazetari i Welt, Ibrahim Naber, kur një dron rus Lancet shpërtheu pranë tij, ndërsa ai po filmonte me një njësi të mbrojtjes ajrore të ushtrisë ukrainase.

Incidenti ndodhi më 13 tetor në zonën e Dnipros dhe sipas Naber, objektivi i sulmit ishte një automjet ushtarak i një njësie ukrainase të Brigadës së 42-të, të cilën ekipi i gazetës gjermane po e shoqëronte. Pas shpërthimit të shkaktuar nga droni, dikush dëgjohet duke bërtitur "në djall" dhe një i dytë duke thënë "vraponi shpejt drejt pemëve".

Sipas gazetarit gjerman, sulmi ndodhi rreth 25 deri në 30 kilometra pas vijës së frontit, me ekipin e tij vetëm pak metra larg ekipit prej tre vetash ukrainas në kohën e shpërthimit. Një ushtar 48-vjeçar ukrainas u vra në shpërthim, ndërsa një i dytë u plagos aq rëndë saqë iu desh të pritej këmba.

Droni plagosi gjithashtu producentin e WELT Ivan Z., i cili u godit në të dyja këmbët nga fragmente metalike, ndërsa Nampter dhe kameramani i tij, Viktor Lysenko, pësuan vetëm lëndime të lehta.

Sondazh

Poll