Bota

 Brazili zhvillon operacionin më të madh kundër krimit të organizuar/ Shënohen 64 viktima, mes tyre edhe katër policë

Operacioni vdekjeprurës policor në Brazil, vjen vetëm disa ditë para se Rio de Janeiro të presë ngjarje të mëdha të lidhura me konferencën për klimën COP30.

28 Tetor 2025, 20:53 Nga E.d
 Brazili zhvillon operacionin më të madh kundër krimit
Foto ilustruse

BRAZIL- 64 persona janë vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku janë përfshirë 2,500 oficerë policie dhe 32 automjete të blinduara. Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave janë edhe katër oficerë policie. Operacioni vdekjeprurës policor në Brazil, vjen vetëm disa ditë para se Rio de Janeiro të presë ngjarje të mëdha të lidhura me konferencën për klimën COP30.

“Ne qëndrojmë të vendosur kundër narkoterrorizmit”, shkroi guvernatori Claudio Castro në mediat sociale.

Operacioni u përshkrua nga qeveria si më i madhi i kryer ndonjëherë kundër bandës Comando Vermelho. Të paktën 56 persona u arrestuan. Ndërsa autoritetet u përpoqën të ekzekutonin 250 urdhër-arreste dhe kërkimi. Rreth 50 shkolla dhe institucione shëndetësore pezulluan veprimtarinë e tyre për shkak të përleshjeve, ndërsa linjat e autobusëve u modifikuan për të shmangur zonat me të shtëna.

Rio do të presë Samitin e Kryetarëve të Bashkive të C40 dhe Çmimin Earthshot të Princit Ëilliam javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e personazheve të famshëm, përfshirë Kylie Minogue dhe kampionin katër herë të botës në Formula 1, Sebastian Vettel. Të dy ngjarjet janë pjesë e përgatitjeve për konferencën e OKB-së për klimën COP30, e cila do të mbahet në Belem, të Brazilit verior./Dosja.al

 brazili 64 viktima katër policë

Sondazh

Poll