Bota

Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit, avionët izraelitë bombardojnë qytetin e Gazës

Ky sulm erdhi disa orë pasi zyra e kryeministrit izraelit tha se kryeministri, Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar ushtrinë të niste menjëherë sulme të rënda në Gaza. Kjo duke akuzuar Hamasin për shkelje të kushteve të armëpushimit.

28 Tetor 2025, 20:39 Nga E.d

 

Netanyahu akuzon Hamasin për shkelje të armëpushimit,
Foto ilustruse

PALESTINË- Një valë sulmesh ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës. Ky sulm erdhi disa orë pasi zyra e kryeministrit izraelit tha se kryeministri, Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar ushtrinë të niste menjëherë sulme të rënda në Gaza. Kjo duke akuzuar Hamasin për shkelje të kushteve të armëpushimit. Dëshmitarët thanë se Izraeli kishte kryer të paktën tre sulme ajrore, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.

"Pushtimi tani po bombardon Gazën me të paktën tre sulme ajrore, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit", tha zëdhënësi Mahmoud Bassal.

Mediat e huaja shkruajnë se të paktën dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një nga sulmet, të cilat goditën një lagje në jug të qytetit të Gazës. Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Forcat e Armatosura Izraelite. Sulmet, sipas raporteve fillestare nga zona, goditën një zonë pranë spitalit më të madh ende funksional në Gazën veriore.
Vendimi i Netanyahut erdhi menjëherë pas një sulmi ndaj forcave izraelite në Gazën jugore.

Ky sulm shkaktoi zemërim në Izrael, si dhe në incidentet që lidhen me kthimin e trupave të pengjeve. Marrëveshja e armëpushimit është e vlefshme vetëm për tre javë dhë që atëherë, si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje. Megjithatë, Hamasi pretendon se nuk ka të bëjë me incidentin në Rafah, në të cilin u qëlluan ushtarë izraelitë. Kjo duke theksuar se mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes aktuale të armëpushimit.

Në një deklaratë, organizata tha se sulmi kriminal nga ushtria pushtuese në zona të ndryshme të Gazës përbën një shkelje serioze të marrëveshjes së armëpushimit. Sulmi është vazhdim i një serie shkeljesh në ditët e fundit dhe u bëri thirrje ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të ndaluar shkeljet e rrezikshme. Nga ana e tij, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance u përpoq ta minimizonte incidentin, duke u thënë gazetarëve se armëpushimi do të sfidohej.

“Do të ketë përplasje të vogla këtu e atje. Ne e dimë që Hamasi sulmoi një ushtar të IDF-së. Presim që izraelitët të përgjigjen”, tha ai.

Nga ana e tij, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin ndaj ushtarëve të IDF-së.

"Sulmi ndaj ushtarëve të IDF-së në Gaza sot nga organizata terroriste Hamas kalon një vijë të kuqe të hapur, ndaj së cilës IDF do të përgjigjet me forcë të madhe. Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin ndaj ushtarëve dhe për shkeljen e marrëveshjes për kthimin e trupave të pengjeve “ tha Katz në një deklaratë./Dosja.al

izrael palestina sulme

Sondazh

Poll