Bota

Izraeli nuk do të pranoj asnjë prani trupash turke në Gaza, Ministri i Jashtëm Izraelit: Nuk do ta lejojmë, Turqia ka pasur një qasje armiqësore ndaj Izraelit

Sipas ministrit Saar, Izraeli nuk do ta pranojë praninë e forcave të armatosura turke në Gaza, sipas planit të SHBA-së për t'i dhënë fund përgjithmonë luftës në enklavën palestineze.

27 Tetor 2025, 15:07 Nga E.d
Izraeli nuk do të pranoj asnjë prani trupash turke në Gaza,
Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar


IZRAEL- Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar ka thënë se Izraeli nuk do të pranojë asnjë prani trupash turke në Gaza. Sipas ministrit Saar, Izraeli nuk do ta pranojë praninë e forcave të armatosura turke në Gaza, sipas planit të SHBA-së për t'i dhënë fund përgjithmonë luftës në enklavën palestineze.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur një forcë ndërkombëtare në Gaza për të ndihmuar në sigurimin e një armëpushimi. Kjo është bërë me qëllim për ti dhënë fund luftës mes Izraelit dhe grupit palestinez të Hamasit. Por, mbetet e paqartë nëse shtetet arabe do të jenë të gatshme të angazhojnë trupa në forcën ndërkombëtare.

"Vendet që duan ose janë të gatshme të dërgojnë forca të armatosura duhet të paktën të jenë të drejta me Izraelin", tha ministri i jashtëm Izraelit Gideon Saar.

Marrëdhënia e ngushtë turko-izraelite ka pasur tencione, veçanërisht gjatë luftës në Gaza. Kjo pasi presidentin turk Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër operacionin shkatërrues ajror dhe tokësor të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.

"Turqia, nën Erdoganin, ka pasur një qasje armiqësore ndaj Izraelit. Pra, nuk është logjike që ne të lejojmë forcat e tyre të armatosura të hyjnë në Rripin e Gazës dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë dhe ua kemi thënë miqve tanë amerikanë ", tha Saar.

Ndërsa administrata Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Rripin e Gazës, ajo është në kontakt me Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe Azerbajxhanin për të kontribuar në forcën shumëkombëshe. Kryeministri izraelit Netanyahu tha se do të kundërshtonte fuqimisht çdo rol nga forcat turke të sigurisë në Gaza. Ai tha se Izraeli do të vendosë se cilat forca të huaja do të lejojë në Gaza.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio gjatë vizitës në Izrael tha se izraelitët duhet të ndihen mirë me anëtarët e forcës ndërkombëtare, që do të krijohet për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza. Por, ai nuk komentoi për një pjesëmarrje të mundshme turke./Dosja.al

izrael gaza turqi

Sondazh

Poll