Bota

Shqetësim për sulmet e arinjve në Japoni! Autoritetet kërkojnë ndihmë ushtarake për vrasjen e tyre

Kjo për urdhëruar vrasjen e arinjve dhe për të kërkuar ndihmë për kapjen e tyre.

27 Tetor 2025, 13:24 Nga E.d
Shqetësim për sulmet e arinjve në Japoni! Autoritetet
Foto ilustruse

JAPONI- Guvernatori i Prefekturës Akita të Japonisë, ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të mbrojtur banorët nga një valë e paparë sulmesh nga arinjtë. Guvernatori tha se planifikonte të vizitonte personalisht Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo për urdhëruar vrasjen e arinjve dhe për të kërkuar ndihmë për kapjen e tyre. Apeli i Suzukit erdhi pas një sulmi nga arinjtë në Akita, vrau një person dhe plagosi tre të tjerë mes një numri rekord sulmesh në të gjithë vendin këtë vit.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet lokale në Akita kanë thënë se 54 persona janë vrarë dhe plagosur në sulmet e arinjve këtë vit, nga 11 vitin e kaluar. Rritja e numrit të arinjve dhe rënia e popullatave rurale po i sjell njerëzit në kontakt gjithnjë e më të ngushtë me këto kafshë.Si pasojë e kësaj situate ka pasur shumë incidente në qytete dhe fshatra ku arinjtë kanë kërkuar ushqim. Disa herë ata kanë tentuar të hynë  me forcë në shtëpi dhe në supermarkete.

Popullsia në plakje e Japonisë do të thotë gjithashtu se vendi ka pak gjuetarë të aftë në gjurmimin e arinjve, të cilët tani kanë më pak frikë nga njerëzit sesa dikur. Arinjtë e zinj japonezë, të cilët janë të zakonshëm në pjesën më të madhe të vendit, peshojnë deri në 140 kilogramë. Arinjtë kafe të gjetur në ishullin verior të Hokkaidos peshojnë deri në 400 kilogramë.

“Autoritetet e Akitës kanë filluar shpërndarjen e sprejit kundër arinjve përgjatë rrugëve që të çojnë në shkolla për të garantuar sigurinë e nxënësve", tha Suzuki në postimin e tij./Dosja.al

japoni sulme viktima

Sondazh

Poll