Bota

Pasi shkatërroi Krahun Lindor me buldozer, Donlald Trump po bën ndryshime në Zyrën Ovale

Kjo pasi selia e tij personale ndodhet atje, ndërsa mbahen takime me udhëheqës të huaj, si dhe konferenca për shtyp.

27 Tetor 2025, 13:13 Nga E.d
Pasi shkatërroi Krahun Lindor me buldozer, Donlald Trump po bën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në mes të një rinovimi. Pas "prishjes" së Krahut Lindor, ai vendosi të bëjë ndryshime në Zyrën Ovale, e cila është hapësira më emblematike për banorin aktual të Shtëpisë së Bardhë. Kjo pasi selia e tij personale ndodhet atje, ndërsa mbahen takime me udhëheqës të huaj, si dhe konferenca për shtyp.

Mediat e huaja shkruajnë se për momentin, rinovimi në Zyrën Ovale nuk duket se shkakton tension. Kjo pasi presidenti Trump vendosi të tërheqë pikturat e ish-presidentëve amerikanë nga kasaforta për të veshur muret. Megjithatë, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë më pas.

Megjithatë, vetë Donald Trump duket i kënaqur për momentin, duke shkruar në Truth Social se Zyra e tij Ovale është bërë shumë e bukur me shtesat.

"Shikoni sa e bukur është Zyra Ovale tani. Shumë nga këto piktura të mrekullueshme të ish-presidentëve kanë qenë në kasaforta për më shumë se 100 vjet. Tani ato janë aty që të gjithë t'i shijojnë!" shkroi Donald Trump./Dosja.al

zyrën ovale krahun lindor donald trump

Sondazh

Poll