Bota

Aksident tragjik në Argjentinë! Autobusi përplaset me një automjet dhe bie në lumë, humbin jetën 9 persona

Aksidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit kur autobusi me dy kate që transportonte rreth 50 persona u përplas me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt, pranë fshatit Obera, i cili është 1,000 kilometra larg Buenos Aires.

27 Tetor 2025, 07:33 Nga M.L

 

Aksident tragjik në Argjentinë! Autobusi përplaset me një
Foto ilustruese

 

ARGJENTINË- Të paktën nëntë persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në provincën Misiones të Argjentinës kur një autobus ra nga një urë pasi u përplas me një automjet tjetër. Aksidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit kur autobusi me dy kate që transportonte rreth 50 persona u përplas me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt, pranë fshatit Obera, i cili është 1,000 kilometra larg Buenos Aires.

Si pasojë e përplasjes, autobusi u anua dhe ra nga ura në shtratin e një lumi, disa metra të thellë. Më shumë se njëqind zjarrfikës dhe shpëtimtarë nxituan në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe u deshën disa orë për të nxjerrë pasagjerët nga rrënojat e autobusit./ Dosja.al

aksident me 9 viktima ne agjentine

Sondazh

Poll