Bota

Udhëtimi i Trump në Malajzi paralajmëron një marrëveshje të madhe me Kinën/ Çfarë pranoi dhe çfarë pret Presidenti amerikan

Siç u njoftua më parë nga Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së (USTR) Jameson Greer, SHBA-të kanë arritur një marrëveshje për tregti reciproke me Malajzinë

26 Tetor 2025, 22:22 Nga I.A
Udhëtimi i Trump në Malajzi paralajmëron një
Donald Trump

MALAJZI- “Qilimi” për takimin e shumëpritur midis Donald Trump dhe Xi Jinping javën e ardhshme duket se është “shtruar” nga marrëveshja e nënshkruar të dielën midis SHBA-së dhe Malajzisë, të cilën shumë e konsiderojnë një paralajmërues të asaj që pritet të pasojë. Siç u njoftua më parë nga Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së (USTR) Jameson Greer, SHBA-të kanë arritur një marrëveshje për tregti reciproke me Malajzinë.

"Ne kemi hartuar një marrëveshje thelbësore dhe gjithëpërfshirëse për tregti reciproke", tha Greer në margjinat e samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Kuala Lumpur, duke shtuar se Malajzia do të vazhdojë me modifikimin e tarifave dhe "barrierave" të tjera, siç i përshkroi ai.

Çfarë është kjo marrëveshje? Kamboxhia dhe Malajzia kanë nënshkruar marrëveshje reciproke tregtare me SHBA-në që përfshijnë aksesin në metale të rralla kritike. Sipas marrëveshjes, të dy vendet do të hapin tregjet e tyre për investimet amerikane në minerale kritike, me Kamboxhian që gjithashtu do të zgjerojë mundësitë në energji, energji elektrike, telekomunikacion, transport dhe infrastrukturë.

Në të njëjtën kohë, Kamboxhia garanton trajtim të drejtë për investitorët amerikanë, mbrojtje të tregtisë dixhitale dhe standarde të forta të punës dhe mjedisit.

Në takimin dypalësh midis Trump dhe Kryeministrit Anwar Ibrahim, Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së Jamieson Greer i përshkroi mineralet kritike si jetësore për sektorët globalë të prodhimit dhe teknologjisë.

“Ne jetojmë në një botë ku zotërimi i këtyre metaleve të rralla është i rëndësishëm për prodhimin tonë, teknologjinë dhe ekonominë tonë, dhe është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku si partnerë të gatshëm për të siguruar zinxhirë furnizimi të qetë dhe të sigurt për cilësinë e jetës së njerëzve tanë dhe sigurinë e ekonomive tona”, tha Greer.

Progresi në bisedimet me këto vende aziatike vjen pak para takimit vendimtar Trump-Xi, me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Besant, i cili tregoi se mundësia e përshkallëzimit të luftës tarifore me Kinën "është përjashtuar".

"Mendoj se kemi hartuar një kornizë thelbësore për dy udhëheqësit që do të takohen të enjten e ardhshme, sipas së cilës do të shmangen tarifat", tha Bessant për ABC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pritet të takohen të enjten e ardhshme në Korenë e Jugut, në fund të turneut të të parit në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut./Dosja.al

donald trump xi jinping

Sondazh

Poll