Aktualitet

Dosja Tahiri/ Ish-ministri përballet me prokurorinë në 21 mars

15 Mars 2019, 10:46 Nga DOSJA
Dosja Tahiri/ Ish-ministri përballet me prokurorinë në 21 mars

TIRANË- Del data e përballjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me prokurorinë.  Dosja.al ka mësuar se më 21 mars ora 12:00 do të zhvillohet seanca e parë e Tahirit me prokurorinë në gjykatën e Krimeve të Rënda.  Pas mbylljes së hetimeve, prokuroria e dërgoi dosjen në ngarkim të ish-ministrit në gjykatë. 

Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.

Mbi Tahirin rëndojnë akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Më herët, avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se prokuroria nuk ka prova për akuzat e ngritura.

Sipas dosjes së Prokurorisë e cila është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet që të vendoset për fatin e saj, mbi Saimir Tahirin rëndojnë tre akuza.

“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ish-ministri i Brendshëm për më shumë se dy vite është në hetim nga Prokuroria. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 dhe Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të mos lejonte që Saimir Tahiri në atë kohë deputet të përfundote prapa hekurave.

Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja tahiri gjykata e krimeve te renda hetimet per tahirin miliana muca saimir tahiri dosja tahiri gjykata e krimeve te renda hetimet per tahirin miliana muca saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2019, 12:24

Rriten çmimet e naftës me pesë lekë për litër

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje ditët e fundit, pasi kishin rënë dy herë radhazi. Në pikat kryesore të shitjes me pakicë të karburanteve, nafta është...