Bota

Trump bën një ndalesë të papritur në Katar, takohet me Emirin e vendit: Ajo që keni bërë për paqen është e jashtëzakonshme

Takimi i shkurtër, i zhvilluar gjatë një ndalese për furnizim me karburant në Bazën Ajrore Al Udeid, tërhoqi vëmendjen rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa udhëheqësit diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për paqe në Gaza.

26 Tetor 2025, 19:02 Nga I.A
Trump bën një ndalesë të papritur në Katar, takohet me
Takimi

KATAR- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një ndalesë të paplanifikuar në Katar gjatë rrugës për në Malajzi për samitin e ASEAN, ku u takua me Emirin e vendit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe kryeministrin Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani në bordin e Air Force One. Takimi i shkurtër, i zhvilluar gjatë një ndalese për furnizim me karburant në Bazën Ajrore Al Udeid, tërhoqi vëmendjen rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa udhëheqësit diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për paqe në Gaza.

Bëhet e ditur se Trump dhe udhëheqësit e Katarit u përqendruan në marrëveshjen e fundit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe në përpjekjet më të gjera për të ruajtur stabilitetin në Gaza, ku Katari ka vepruar si ndërmjetës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Sheiku Tamim e priti ngrohtësisht presidentin amerikan, duke thënë se, meqenëse ndodhej në Katar, donte ta përshëndeste personalisht.

"Sapo mora vesh se do të vinte për të furnizuar me karburant, i thashë se nuk do ta lejoja të nisej pa e përshëndetur. Faleminderit shumë, president, dhe është gjithmonë mirë t'ju shoh," tha Hamad Al Thani.

Trump e vlerësoi Emirin, duke e quajtur atë një nga sundimtarët e mëdhenj të botës dhe e falënderoi për rolin në paqen rajonale.

"Ajo që kemi bërë është e pabesueshme. Paqe në Lindjen e Mesme. Dhe ata ishin një faktor shumë i madh në të. Ju keni një Lindje të Mesme të sigurt tani dhe do ta mbani kështu për një kohë të gjatë. Për një kohë shumë të gjatë," tha Trump./Dosja.al

donald trump sheikh tamim bin hamad al thani

Sondazh

Poll