Bota

U lirua gabimisht pasi u dënua për sulm seksual, arrestohet pas disa ditësh kërkim eutopiani në Britani

Ai ishte dënuar më parë për sulm seksual. Kur autoritetet e kuptuan këtë, filluan menjëherë kërkimin e tij.

26 Tetor 2025, 15:02 Nga E.d
U lirua gabimisht pasi u dënua për sulm seksual, arrestohet pas disa
Foto ilustruse

ANGLI- Një rast i rrallë ka ndodhur në Britani, ku një burrë etiopiani u lirua aksidentalisht nga burgu. Ai ishte dënuar më parë për sulm seksual. Kur autoritetet e kuptuan këtë, filluan menjëherë kërkimin e tij. Mediat e huaja shkruajnë se Kebatu u arrestua në zonën e Finsbury Park në Londër.

"Informacioni nga publiku i çoi oficerët në Finsbury Park dhe pas një hetimi ata e gjetën Kebatun. Ai u arrestua nga policia, por do të kthehet në paraburgim të Shërbimit të Burgjeve", tha Komisioneri i Policisë Metropolitane James Conway.

Kebatu u dënua me 12 muaj burg në shtator për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Essex dhe që atëherë ka vuajtur dënimin e tij në burg. Megjithatë, ai u lirua aksidentalisht nga burgu HMP Chelmsford të premten në mëngjes, duke shkaktuar një operacion policor tre-ditor.

Policia tha se Kebatou hipi në një tren që shkonte në Londër nga stacioni i Chelmsford dhe u pa për herë të fundit në kamerat e sigurisë pak para orës 8 të mbrëmjes të premten në Hackney. Pas lajmit për lirimin e tij aksidental, një oficer burgu u pezullua dhe u shkarkua nga detyra./Dosja.al

eutopiani sulm seksual britani

Sondazh

Poll