Bota

Rusia teston raketën e re me energji bërthamore, Putin: Është e pamposhtur

Reuters raportoi se raketa udhëtoi 14,000 km dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë.

26 Tetor 2025, 08:40 Nga E.d
Rusia teston raketën e re me energji bërthamore, Putin:
Vladimir Putin


MOSKË - Rusia ka testuar një raketë të re me motor bërthamor të quajtur Burevestnik, të aftë për të transportuar armë bërthamore. Këtë ia deklaroi gjenerali i lartë i Rusisë, Presidentit Vladimir Putin në një deklaratë zyrtare. Reuters raportoi se raketa udhëtoi 14,000 km dhe qëndroi në ajër për rreth 15 orë.

Putin ka thënë se 9M730 Burevestnik i quajtur SSC-X-9 Skyfall nga NATO,  është i pamposhtur ndaj mbrojtjeve raketore aktuale dhe të ardhshme. Ajo ka  një rreze veprimi pothuajse të pakufizuar dhe një rrugë fluturimi të paparashikueshme. Putin, i veshur me uniforma kamuflazh, i tha Gerasimov se testet thelbësore të Burevestnik tani kanë përfunduar dhe se puna duhet të fillojë në fazën përfundimtare përpara vendosjes së raketave./Dosja.al

energji bërthamore raketë rusia

Sondazh

Poll