Bota

"T’i jepet fund tmerrit të luftës në Ukrainë"! Papa Leoni pret Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi

Papa Leoni siguroi se do të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen sa më shpejt të tmerrit të luftës.

25 Tetor 2025, 22:55 Nga E. D
"T’i jepet fund tmerrit të luftës në
Papa Leoni dhe Vitalii Kryvytskyi

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka pritur në Vatikan Ipeshkvin Vitalii Kryvytskyi të Dioqezës Kyiv-Zhytomyr të Kishës Katolike Romake në Ukrainë dhe anëtar i Këshillit të Gjithëukrainas të Kishave dhe Organizatave Fetare (AUCCRO).

Papa Leoni siguroi se do të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në ndërprerjen sa më shpejt të tmerrit të luftës. Sipas mediave ukrainase, Ipeshkvi Kryvytskyi e shkroi nw Facebook mbi detajet e takimit.

“Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe frymëzues me Atin e Shenjtë Leoni XIV. Folëm për Ukrainën, luftën dhe rrugën drejt një paqeje të drejtë. Papa është i informuar mirë për situatën tonë, thellësisht i shqetësuar për atw qw po kalon Ukraina dhe po kërkon aktivisht mënyra për ta zgjidhur,” thuhet në postimin e tij.

Gjatë audiencës, Ipeshkvi Kryvytskyi i kujtoi Papës ftesën e dërguar nga AUCCRO për të vizituar Ukrainën.

“E falënderova Papën për lutjet e tij, si personale ashtu edhe ato që inkurajon të gjithë Kishën. I kërkova të vazhdojë të lutet për Ukrainën dhe të nxisë të tjerët ta bëjnë këtë, teksa i afrohemi një dimri të vështirë,” tha Ipeshkvi./Dosja.al

papa leoni vitalii kryvytskyi vatikan lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll