Bota

Trump ultimatum për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve

Presidenti amerikan, në një postim, theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin e tij se ajo mund të jetë e qëndrueshme.

25 Tetor 2025, 22:50 Nga E. D
Trump ultimatum për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të
foto ilustruese

SHBA- Donald Trump e ka paralajmëruar Hamasin që të kthejë menjëherë trupat e pengjeve brenda 48 orëve të ardhshme, përndryshe vendet e tjera të përfshira në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime. Presidenti amerikan, në një postim, theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin e tij se ajo mund të jetë e qëndrueshme.

Megjithatë, ai theksoi se për të ruajtur këtë paqe, Hamasi duhet të kthejë trupat e pengjeve, përfshirë dy qytetarë amerikanë. Ai sugjeroi që kjo vonesë mund të lidhet me çarmatimin e anëtarëve të Hamasit, duke vënë në dukje se marrëveshja kërkon pajtueshmëri të plotë nga të dyja palët.

“Hamasi duhet të fillojë t’i kthejë trupat shpejt”, theksoi ai, duke shtuar se disa janë të vështira për tu rikuperuar.

Megjithatë, Trump tha se trupat e tjerë mund të kthehen tani dhe për ndonjë arsye nuk po. 

“Le të shohim se çfarë do të bëjnë në 48 orët e ardhshme”, përfundoi presidenti amerikan, duke theksuar se po e monitoronte situatën shumë nga afër./Dosja.al

donald trump hamas

Sondazh

Poll