Politike

Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit/ Balliu: Kemi të bëjmë me një parti-shtet! Qeveria nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve por krimit

Në deklaratën e tij, Balliu u shpreh se raporti ndërkombëtar konfirmon shqetësimet e përsëritura nga opozita, duke theksuar se në Shqipëri “nuk ekziston një vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe shtetit”.

23 Tetor 2025, 15:16 Nga M.L
Raporti i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit/ Balliu: Kemi të
Klevis Balliu

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit. Në deklaratën e tij, Balliu u shpreh se raporti ndërkombëtar konfirmon shqetësimet e përsëritura nga opozita, duke theksuar se në Shqipëri “nuk ekziston një vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe shtetit”.

“OSBE/ODIHR foli se nuk ka një ndarës midis shteti dhe partisë. Një akuzë e përsëritur nga opozita. Dhe sot kemi të bëjmë me një parti-shtet. Fakti është që zgjedhjet jo vetëm sipas PD por edhe ODHIR ka pasur influencë të krimit të organziaur. Por kemi pasur një vjedhje të mirëfillte zgjedhore. Ndaj kjo qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve, por i përgjigjet nevojave të personazheve të lidhur me krimin e organizuar. Fakti është që sot Shqipëria është pa një qeveri të vërtetë. Është detyra jonë si popull dhe komb që ta zhdukim partinë shtet”, tha Balliu.

klevis balliu

Sondazh

Poll