Politike

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO merr vendimin për ankimimin e Ilir Metës, kreu i PL lihet në burg

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me Metën, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

23 Tetor 2025, 15:08 Nga E. D
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO merr
Ilir Meta

TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me Metën, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Carkani gjithashtu tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta gjkko

Sondazh

Poll